Sport

Kylian Mbappé pa klauzolë largimi nga Parisi, por ndihet i tradhëtuar te PSG-ja…

Sipas radios prestigjioze ‘France-Bleu’, sulmuesi i tha familjes së tij se kishte bërë një gabim me rinovimin, pasi PSG nuk e kishte bërë të mundur revolucionin që premtoi në prill, kur nisën negociatat për zgjatjen e kontratës së tij, në fazën vendimtare.

13 Tetor 2022, 09:30 Nga DOSJA

Kylian Mbappé pa klauzolë largimi nga Parisi, por ndihet i

FRANCE - Katër muaj pas rinovimit të tij të ri, flluska e Kylian Mbappé ka shpërthyer sërish. Sulmuesi, i penduar për zgjatjen e kontratës, dëshiron të largohet sa më shpejt nga PSG. Ai ndihet i tradhtuar nga Al Khelaïfi dhe Antero Henrique, ai nuk luan në pozicionin që i jep më shumë fuqi dhe shpreson që klubi i tij ta lërë të largohet në janar. Një vullnet që megjithatë nuk varet ekskluzivisht nga futbollisti.

Sipas rregulloreve të LFP (ligës franceze), klauzolat e përfundimit janë të ndaluara në Francë. Me fjalë të tjera, nëse ndonjë klub dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappé në janar, fillimisht duhet të arrijë një marrëveshje me PSG-në. Një PSG që nuk dëshiron ta shesë atë. Sipas 'RMC Sport', Al Khelaïfi mendon se të gjitha informacionet që qarkulluan të pakontrolluara gjatë të mërkurës, janë një goditje presioni nga klani Mbappe për të influencuar, ndër të tjera, lojtarët e tjerë brenda.

Ndaj, largimi i talentit mund të zgjatet, nëse Emiri vepron si në verën e vitit 2021, deri në vitin 2024. Edhe pse në njoftimin e rinovimit të tij, Kylian Mbappé ka pozuar me fanelën e PSG-së deri në vitin 2025, realiteti është se kontrata e tij skadon pas dy vitesh, pra pak para festimit të Lojërave Olimpike në Paris, në të cilat ai padyshim do të jetë një nga flamurtarët e mëdhenj të kombëtares franceze.

Ndërkohë, ‘France-Bleu’ shkon më tej në termat, me të cilët Mbappé është shprehur i zhgënjyer me premtimet e PSG-së. Sipas radios prestigjioze franceze, sulmuesi i tha familjes së tij se kishte bërë një gabim me rinovimin, pasi PSG nuk e kishte bërë të mundur revolucionin që premtoi në prill, kur nisën negociatat për zgjatjen e kontratës së tij, në fazën vendimtare. “Ne bëmë një gabim dhe unë isha i pari që gabova”, do të kishte thënë sulmuesi i PSG-së.

Në projektin parizien që kishin projektuar nivelet e larta të liderit aktual të Ligue 1, Neymar nuk ishte aty. Braziliani u përfshi në listën e transferimeve në verë nga PSG, por asnjë skuadër në Europë nuk mundi të përballonte kërkesat e tij. Me largimin e ish-lojtarin të Barcelonës, Mbappé do të ishte i vetmi drejtues i projektit. Mirëpo Neymar nuk u largua, për më tepër, kontrata e tij u rinovua automatikisht deri në vitin 2027, ndryshoi zakonet e tij dhe u bë lojtari më i mirë i PSG-së në fillim të sezonit. Mbappé nuk mund ta besonte.

Një problem tjetër që është konstatuar në Paris është pozicioni në të cilin Galtier po e përdor. Në verë, Luis Campos u përpoq të nënshkruante një ‘9’ në mënyrë që Mbappé të luante lirshëm, por më në fund, pasi u përfol për Rashford ose Lewandowski, sulmuesi i dëshiruar nuk erdhi. Në shtator, gjatë pushimit ndërkombëtar, Mbappé rrëfeu se ndihej më rehat duke luajtur për kombëtaren sesa për PSG. “Në ekipin kombëtar kam si referencë Giroud. Mund të lëviz më lirshëm. Kjo nuk ekziston në PSG”. Këtë të shtunë, pas barazimit kundër Reims, Mbappé ngarkoi një histori në Instagram që përfshinte hashtagun "#PivotGang", një term me të cilin ai përcaktoi pozicionin e tij në PSG në ato deklarata.

Sakaq nëna e tij, Lamari Fayza, e ka nxitur edhe më shumë situatën këtë të mërkurë duke reaguar me një like ndaj një postimi të publikuar nga gazetari Grégory Schneider, nga gazeta ‘Libération’. Në postim thuhej se “duhet të dëgjosh Mbappen përpara se të nxjerrësh përfundime, sepse shpesh kur ai flet, gjërat shihen ndryshe”. Larg nga qetësimi i shpirtrave, reagimi i nënës konfirmon se beteja është servirur në këtë kohë dhe se marrëdhënia me klubin sot është prishur. Këto shpjegime mund të vijnë në derbin kundër Marsejës fundjavën e ardhshme, nëse lojtari është i disponueshëm për atë ndeshje. Ai e la ndeshjen ndaj Benfikës i dëmtuar dhe u zëvendësua si masë paraprake.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll