Sport

“Nuk mund të humbasësh atë mundësi”, rasti i Asllanit me Barcelonën tërbon komentatorin e Interit, momenti ku nuk i mban dot nervat (video)

“Sikur ajo goditje e Asllanit të kishte përfunduar në portë…”. Ky është mendimi i zakonshëm i tifozëve të Interit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën, përfunduar me shifrat 3-3.

13 Tetor 2022, 12:46 Nga DOSJA

“Nuk mund të humbasësh atë mundësi”, rasti i

ITALI- “Sikur ajo goditje e Asllanit të kishte përfunduar në portë…”. Ky është mendimi i zakonshëm i tifozëve të Interit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën, përfunduar me shifrat 3-3. Në fund të ndeshjes mesfushori shqiptar ishte pothuajse i dëshpëruar dhe kështu Danilo D'Ambrosio u ngrit nga pankina dhe e përqafoi.

Një gjest si një kapiten i vërtetë që nxjerr në pah edhe një herë rëndësinë e stolit, jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe nga pikëpamja mendore dhe e sjelljes. Fryma e ekipit është në qendër të gjithçkaje, veçanërisht për një klub si Interi që synon të fitojë ndonjë trofe. Rasti i Asllanit është bërë viral edhe te komentatori i Interit Filippo Tramontana i cili e përjetoi shumë keq atë mundësi të humbur nga 20-vjeçari. “Nuk mund ta humbasësh atë mundësi”, bërtet me të madhe Tramontana.

E.Ç (Dosja.al)

inter asllani

Sondazh

Poll