Sport

Di Maria, testet mjekësore dhe përgjigjja: rrezikon 40 ditë ndalesë dhe Botërorin...

Argjentinasi dëmtoi kofshën e djathtë dhe tani rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës në Katar

13 Tetor 2022, 10:43 Nga DOSJA

Di Maria, testet mjekësore dhe përgjigjja: rrezikon 40 ditë

ITALI - Nëse Champions League e Juventusi është një hap larg fundit, ajo e Angel Di Maria me siguri tashmë ka përfunduar. Me përjashtim të një suksesi të bujshëm të bardhezinjve në dy ditët e fundit të fazës së grupeve, me gjasa ‘Zonja’ do të eliminohet para kohe dhe argjentinasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në kompeticionin më të lartë evropian në Haifa, nëse, siç duket, në në fund të sezonit, ai do të kthehet në vendlindje.

Sepse një tjetër dëmtim muskulor i pësuar kundër Maccabit duket të jetë serioz. Di Maria ndjeu një goditje në kofshën e djathtë gjatë një sprinti dhe tani rrezikon një ndalesë për dyzet ditë. Kjo gjë mund ta rrezikojë edhe praninë e tij në Kupën e Botës në Katar.

Dita e nesërme e enjte do të jetë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit. "Fideo" do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të thella, pasi të kthehet në Continassa, por frika se Allegri do ta ketë atë të gatshëm vetëm në janar është e bazuar.

Di Maria, testet mjekësore dhe përgjigjja: rrezikon 40 ditë

B.T (Doisja.al)

Sondazh

Poll