Sport

‘TELENOVELA’/ Dhoma e zhveshjes së PSG-së zien, klani latino-amerikan rebelohet kundër privilegjeve dhe klanit të Mbappes…

Ylli francez është kthyer nga gurthemeli i projektit, në një problem shumë serioz, duke mos pasur mbështetjen e fortë të shokëve në dhomën e zhveshjes.

13 Tetor 2022, 11:15 Nga DOSJA

‘TELENOVELA’/ Dhoma e zhveshjes së PSG-së zien, klani

FRANCE - ‘Telenovela Mbappé’ është çdo ditë më larg përfundimit. Nga Franca theksojnë se gjithnjë e më shumë se lojtarë të PSG-së janë kundër “privilegjeve” që i janë dhënë yllit francez në këmbim të nënshkrimit të “superkontratës” së tij majin e kaluar.

Sipas 'L'Equipe', bërthama e fortë e dhomës së zhveshjes, e komanduar nga grupi i amerikano-jugorëve (Neymar, Messi dhe Marquinhos), është kundër yllit francez, që ka vetëm mbështetjen e Achraf Hakimit dhe grupit frëngjisht-folës në dhomën e zhveshjes  (Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike) dhe Galtier. Megjithatë, mbështetja e trajnerit nuk do të ishte e pakushtëzuar.

Drejtuesit parizienë menduan të formonin një ekip, në të cilin Kylian Mbappé do të ishte guri mbi të cilin do të bazohej projekti dhe lideri i dhomës së zhveshjes. Për këtë u vendos që të largoheshin Di María dhe Paredes, me synimin për të dobësuar grupin e amerikano-jugorëve. Megjithatë, kjo ndodhi vetëm përkohësisht, pasi që kur lidhja mes francezit dhe Neymar u dobësua, shumica e lojtarëve u bashkuan rreth brazilianit.

Veç kësaj, paraqitjet dhe niveli i dy yjeve të tjerë, në dhomat e zhveshjes (Messi dhe Neymar) kanë tejkaluar ato të Mabppé në fillim të sezonit, gjë që do të vinte në pikëpyetje fuqinë që Mbappe do të kishte brenda entitetit. Gjithsesi, marrëdhënia e Mbappe me drejtuesit e klubit do të ishte e ngushtë. Luís Campos dhe Oliver Gagne, si dhe shefi i ri i komunikimit sportiv, Julien Maynard, do të ishin të kënaqur me francezin.

Siç theksojnë mediat franceze, edhe shumë punëtorë të ‘Camp des Loges’ janë shumë të pakënaqur me sulmuesin francez, për shkak të qëndrimit që ai paraqet në marrëdhëniet e përditshme. Një nga punonjësit shkon deri aty sa deklaroi, se "Një ditë mbërrin në ‘Camp des Loges’, gjithë buzëqeshje, bën shaka dhe i përshëndet të gjithë dhe të nesërmen vjen pa thënë asnjë fjalë dhe duke mos parë askënd. Kjo ka që nga fillimi i sezonit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll