Sport

Milan, dita e martë vendimtare për rinovimin me Leaon, kërkesa e lojtarit tremb drejtuesit

"Rinovimi i Leaos? Do të dëshironim ta bënim përpara Kupës së Botës," tha Paolo Maldini para ndeshjes të së martës mbrëma në Champions League kundër Chelseat në San Siro.

13 Tetor 2022, 13:01 Nga DOSJA

Milan, dita e martë vendimtare për rinovimin me Leaon, kërkesa e

ITALI- "Rinovimi i Leaos? Do të dëshironim ta bënim përpara Kupës së Botës," tha Paolo Maldini para ndeshjes të së martës mbrëma në Champions League kundër Chelseat në San Siro. Milan tashmë ka lëvizur për të arritur qëllimin sa më shpejt. Në fillim të javës, të martën ose të mërkurën, drejtuesit e klubit do të takojnë avokatin e portugezit me një ofertë të re.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, mendohet një kontratë 5-vjeçare me pesë milionë euro në sezon, por kërkesa e lojtarit është 7 milionë, dhe kërkon ndihmën e klubit për shlyerjen e gjysmës së borxhit të lojtarit me Sporting Lisbonë që shkon në 9-10 milionë euro.

Hendeku midis ofertës dhe një kërkese që konsiderohet shumë e lartë për politikën e klubit duhet të kapërcehet. Tani Milan dëshiron të shtrëngohet në mënyrë që të mos rrezikojë.

E.Ç (Dosja.al)

leao milan

Sondazh

Poll