Politike

Dorëzohet projektbuxheti për vitin 2023, Ibrahimaj: Rritja ekonomike parashikohet 2.6%, presim ulje të inflacionit

Ajo tha gjithashtu se projektbuxheti është parashikuar të përballojë krizat në mënyrë që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike dhe të mbështeten shtresat në nevojë.

10 Tetor 2022, 13:55 Nga F.M
Dorëzohet projektbuxheti për vitin 2023, Ibrahimaj: Rritja ekonomike
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ka dorëzuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave projektbuxhetin për vitin 2023. Në një dalje për mediat, Ibrahimaj tha se ministria ka ulur pritshmëritë për rritjen e ekonomisë nga mbi 3% në 2.6% për shkak të krizave që po përjeton vendi. Ajo tha gjithashtu se projektbuxheti është parashikuar të përballojë krizat në mënyrë që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike dhe të mbështeten shtresat në nevojë.

"Sapo dolëm nga mbledhja e Këshillit të Ministrave që mori në shqyrtim projketbuxhetin për vitin 2023. Gjatë vitit 2023 parashikojmë që ekonomia shqiptare të rritet me 2.6% të terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë. Parashikojmë që inflacioni të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6%. Do të vijojmë të kemi një konsolidim fiskal duke reduktuar nivelin e pritshëm të borxhit publik, normat e defiçitit si dhe duke parashikuar një normë pozitive. Projektbuxheti që sapo dorëzuam reflekton këto parametra. Parashikon një recension teknik në vendet e BE-së dhe kjo është arsyeja se përse ne e kemi ulur parashikimin për vitin 2023, nga mbi 3% në 2.6%.  Megjithatë ne marrim parasysh rreziqet që janë në krahun rënës dhe ky prijektboxhet do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të përballojë të gjitha rreziqet nga krizat. Do të prezantohet në komisionet parlamentare dhe ajo që mund të them unë sot është se ky buxhet do të vijojë të mos rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe do të vijojë të mbështesë shtresat në nevojë,"- tha Ibrahimaj. 

 

delina ibrahimaj projektbuxheti 202

Sondazh

Poll