Politike

Balla: Amnistinë Fiskale e duan shqiptarët! 0 frikë nga Meta-Berisha (S'flet për Tom Doshin)

I pyetur nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Partia Socialiste do të krijojë aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit apo me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, Balla tha se PS ka garuar gjithnjë vetëm dhe në asnjë moment ky diskutim nuk është shtruar në mbledhjen e grupit.

10 Tetor 2022, 12:38 Nga F.M
Balla: Amnistinë Fiskale e duan shqiptarët! 0 frikë nga
Taulant Balla

TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i bindur se amnistia fiksale do ta marrë ‘ok’-n nga Kuvendi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla u pyet se si do të operohet me amnistinë fiskale, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër. Ai tha se Këshillimi Kombëtar ka vërtetuar se të paktën 2/3 e shqiptarëve e duan këtë gjë dhe se hapi i radhës është bindja e deputetëve për të siguruar votat. Balla tha se do të takojnë çdo deputet për të diskutuar në lidhje me këtë gjë.

“Na rezulton që 2/3 e shqiptarëve e mbështesin, është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni që ka kaluar nga një kohë që ishte e shoqëruar me informalitet. Duhet tu japim një mundësi, duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitetet kriminale. Ne do ta bëjmë këtë gjë, do të flasim me çdo deputet dhe secili prej tyre duhet të kuptojë se kjo është një gjë shumë e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë,”- tha Balla.

I pyetur nëse në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Partia Socialiste do të krijojë aleanca me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit apo me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, Balla tha se PS ka garuar gjithnjë vetëm dhe në asnjë moment ky diskutim nuk është shtruar në mbledhjen e grupit.

“PS ka dalë e vetme në zgjedhje në disa zgjedhje dhe në këtë kontekst dua t’ju them që nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë po ju them që PS ka garuar e vetme ndër vite, 2021, 2019 dhe 2017. Në këtë aspekt e kemi qartësuar opinionin tone,”- vijoi Balla.

Referuar bashkimit të kryedemokratit Sali Berisha me kreun e Partisë së Liirsë, Ilir Meta, Balla tha se nuk u trembet aspak, pasi ata kanë qenë gjithmonë bashkë e PS-ja i ka mundur në çdo palë zgjedhje.

“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Iliri, bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu,”- shtoi Balla.

Kreu i grupit të PS-së tha se synojnë të fitojnë edhe Bashkinë e Shkodrës, por nuk bëri asnjë koment rreth një aleance të mundshme me Tom Doshin. Edhe kur u pyet për vizitën e Doshit në kryeministri, Balla u shmang.

“PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjedhja më e mirë,”- ishte përgjigjia e tij e vetme.

taulant balla amnistia fiskale

Sondazh

Poll