Politike

VIDEO/ Erisa Xhixho rrëfen përplasjen me Metën: U ngrita dhe bërtita, kisha një shpërthim

Xhixho ka treguar se takimi i saj i parë me kryetarin Ilir Meta nuk ka qenë në kushte "paqeje",

10 Tetor 2022, 13:37 Nga f.g

 

VIDEO/ Erisa Xhixho rrëfen përplasjen me Metën: U ngrita dhe
Erisa Xhixho

TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj që prej momenteve të para kur ka hyrë në politikë. Në një intervistë për News24, Xhixho ka treguar se takimi i saj i parë me kryetarin Ilir Meta nuk ka qenë në kushte "paqeje", pasi kjo e fundit ishte 18 vjeçe dhe kishte punuar shumë për të rinjtë. 

“Ishte 2004-2005 dhe isha nxënëse në Petro Nino, isha duke konkurruar dhe asokohe nuk doja asnjë parti. Më dukej sikur i përdornin të rinjtë dhe sikur i merrnin vetëm për fushatë. Në këtë gjendje emocionale më vjen një telefonatë nga Monika. Ajo merrej me FRESSH dhe më kishte dëgjuar nga motra. Më telefon dhe më thotë do krijojmë një forcë të re etj. Kur takohemi nëse keni forcë i them ok. Të kemi mundësi ti trajnojmë. Më pas, takimi me kryetarin Meta ka qenë në zyrën e tij në një debat me të rinjtë për forumin. Në fakt unë u ngrita dhe bërtita në atë moment se doja që punët të ecnin dhe imagjino një 18 vjeçare me gjithë energjinë e saj që kishte punuar shumë me të rinjtë. Në atë mbledhje pata një shpërthim nuk dhe Meta në moment më pikas dhe bën lidhjen më pas të personit, background-it dhe familjes. Ai moment ka qenë takimi i parë”, zbuloi deputetja Erisa Xhixho.

Ndiq videon minuta 12:00

Xhixho bashkë me Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin janë 3 deputetët përfaqësuesë të PL, (Ish-LSI) në parlament./Dosja.al

 

erisa xhixho ilir meta

Sondazh

Poll