Politike

Sulmet kibernetike nga Irani, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Të vetmit që munguan në mbledhje ishin dy ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja. 

10 Tetor 2022, 13:07 Nga d.a, a.b
Sulmet kibernetike nga Irani, përfundon mbledhja e Këshillit të
Ambienti i Presidences

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e iniciuar nga presidenti Bajram Begaj për sulmet kibernetike nga Irani. Deri më tani nuk bëhet e ditur se çfarë është diskutuar brenda mbledhjes. Të vetmit që munguan në mbledhje ishin dy ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja. 

Të pranishëm në mbledhje ishin: kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Niko Peleshi, zëvendës ministri i brendshëm dhe ai i drejtësisë. Po ashtu, në mbledhje ishte i pranishëm Kryeprokurori Olsian Çela, Zv.Drejtori i SHISH dhe Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

Ditën e djeshme është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

keshilli i sigurise kombetare 10 tetor 2022 bajram begaj edi rama

Sondazh

Poll