Politike

"Gjirokastra po shpopullohet", Berisha akuza qeverisë: E keni lënë pa institucione! Zonat minoritare pa energji

Kryedemokrati u shpreh se ky qark është lënë pa institucioneve ku tregoi dhe rastin e një të moshuare që për një certifikantë i duhej të vinte deri në Tiranë. Berisha u ndal dhe tek çështja e arsimit, sipas tij Universiteti i Gjirokastrës vuan sot nga mungesa e studentëve duke sjellë një boshatisje të tij.

10 Tetor 2022, 13:08 Nga e.k
"Gjirokastra po shpopullohet", Berisha akuza qeverisë: E keni
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë jugun e vendit duke e çuar atë drejt shpopullimit total. Duke folur në një konferencë për mediat pas vizitës 2 ditore në qarkun e Gjirokastrës Berisha u ndal tek gjendja ekomomike e zonës.

Kreu i selisë Blu u shpreh se Qarku i Gjirokastrës është drejt një shpopullimi total dhe si shkak kryesor për këtë sipas tij është gjendja ekonomike e mjerueshme. Kryedemokrati u shpreh se ky qark është lënë pa institucioneve ku tregoi dhe rastin e një të moshuare që për një certifikantë i duhej të vinte deri në Tiranë. Berisha u ndal dhe tek çështja e arsimit, sipas tij Universiteti i Gjirokastrës vuan sot nga mungesa e studentëve duke sjellë një boshatisje të tij.

Sali BerishaNë të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës. Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat. E kam menduar disa herë në udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të jugut. Do u jap vetëm një shembull: në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në vitin 2013, nuk kishte asnjë sot. Politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria.
Largimi i të gjitha institucioneve nga Gjirokastra, kishte boshatisur si qendër administrative si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj. Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më thotë: i thuaj Edi Ramës, si mund të shkoj unë në Tiranë për një certifikatë me pensionin që kam. Nuk udhëtoj dot, se rruga më kërkon aq para se marr unë pension. Dhe unë mbetem pa shërbim, pa certifikatë. Kjo gjendje shprehej në mënyrë të dhimbshme në universitetin e Gjirokastrës. Nga një qendër e fuqishme rajonale, sot atje dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja e universitetit. Në një farë mënyre, të gjitha masat e kësaj qeverie çonin në vdekjen e një qyteti, që sot qendron në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore. 

Kryetari i PD gjatë fjalës së tij u ndal dhe tek gjendja e minoretit. Sipas tij zona e Derviçanit po shkretohej dhe se banorët aty përballeshin me mungesën e energjisë elektrike.

Sali BerishaVizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti. Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt. U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre. Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë mikpritësit e mi, kthehem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre.

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll