50 vjetori i ASH/ Berisha: Aty u elaboruan falsifikimet më monstruoze! Gjinushi një "matrapaz" që i shiti partinë Tom Doshit
Kryedemokrati nuk kurseu as kreun aktual të këtij institucioni, Skënder Gjinushi për të cilin tha se është në dhunim flagrant të Kushtetutës në atë detyrë. Berisha akuzoi Gjinushin se për llogari të kryeministrit Rama i ka shitur partinë Tom Doshit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë në lidhje me Akademinë e Shkencave, e cila feston sot 50 vjetorin e themelimit.
Kreu i selisë Blu hodhi akuza të forta ndaj Akademisë së Shkencave për të cilën tha se është bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjëse për diktaturën dhe tiraninë që vendosi Enver Hoxha. Kryedemokrati nuk kurseu as kreun aktual të këtij institucioni, Skënder Gjinushi për të cilin tha se është në dhunim flagrant të Kushtetutës në atë detyrë. Berisha akuzoi Gjinushin se për llogari të kryeministrit Rama i ka shitur partinë Tom Doshit.
Sali Berisha: Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parëkishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit. Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë. Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë. Rëndësi ka që të blinte Akademinë me partinë. Nuk ka ditë më të zezë se kjo e sotmja, kur ai institucion feston 50-vjetorin me një qenie të turpshme si kryetarin e saj.
Më herët gjatë ditës së sotme duke folur nga Kuvendi në seancën e mbajtur në nder të 50 vjetorit të themilimit të Akademisë Shkencave, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lavdërimet për lidershipin e këtij institucioni, Skënder Gjinushi. Rama u shpreh se Akademia e Shkencave ka bërë një përparim të madh në krahasim me vitet e shkuara ku sipas tij barbaria politike nuk lejonte dijën të mbizotëronte mbi injorancën. Rama ndër të tjera rënditi dhe tri sfidat e Akademisë së Shkencave. Sipas tij Enciklopedia, fjalori dhe gjuha janë tri sfidat e sotme dhe të nesërme.
Sondazh
Balla: Amnistinë Fiskale e duan shqiptarët! 0 frikë nga Meta-Berisha (S'flet për Tom Doshin)
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i bindur se amnistia fiksale do ta marr...
Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krim kundër njerëzimit në Lazarat! Do ngremë skuadra hetimi
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimeve me banorët në Jug të Shqipërisë, ka...
TENDERAT E KRIZËS/ Ministria e Brendshme harxhon 20 mln lekë për dyshekë plazhi në vjeshtë
Foto ilustrim TIRANE-Një tender interesant është duke u zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme në një kohe kur in...
Godet sërish kryebashkiaku i Vaut të Dejës, 51.2 mln lekë për një kompani që s'kreu asnjë ditë punë! (PD NXJERR LETRAT)
Luciano Boci TIRANE- Një ditë pas investigimit të emisionit "Piranjat" ku u zbulua sesi bashkia e drejtuar nga Mark Babani paguan 251 milion...
Amnistia fiskale/ Balla: Do miratohet, do konsultohemi me çdo deputet, na e imponon Këshillimi Kombëtar
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i bindur se amnistia fiksale do ta marr...
Aleanca për lokalet? Balla: PS ka garuar gjithmonë e vetme, në 2021 mundëm të gjithë bashkë, Metës s'i ndahet shpirti nga Saliu
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shprehur se Partia Socialiste ka garuar...
Reforma Territoriale/ Balla: Pas një jave Komisioni do dalë në përfundime
Taulant Balla Taulant Balla: Nesër do të dëgjoni këto gjëra në Komisionin e Posaçëm për Reformën Teerri...
50 vjetori i ASH/ Rama: Është kërcënuar historia e shqiptarëve! Encikopledia, fjalori dhe gjuha tri sfidat e sotme
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën kushtuar 50 vjetorit të themelimit t...
Kontrabanda e vaksinave me Di Maio, Rama sqarohet: Ishte shaka, ma nxorrën nga konteksti mediat italiane
Edi Rama dhe Luigi di Maio TIRANE- Kryeministri shqiptar Edi Rama është tërhequr nga rrëfimi i djeshëm se ka bërë kontra...
FOTO/ Pranë oxhakut krah për krah, Rama takon Moisiun: Burim i pashtershëm urtësie
Edi Rama dhe Alfred Moisiu TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot presidentin Alfred Moisiu i cili ka mbajtur detyrën e kreut të shtetit p&e...
