Politike

Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krim kundër njerëzimit në Lazarat! Do ngremë skuadra hetimi

Ai akuzoi ish-ministrin e Brendshëm e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu e qeverisë Edi Rama se kanë kryer një akt terrorizmi në Lazarat duke e cilësuar gjithë aksionin e Policisë si një krim kundër njerëzimit. 

10 Tetor 2022, 12:31 Nga e.k
Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krim kundër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimeve me banorët në Jug të Shqipërisë, ka dalë në një deklaratë për mediat. Kreu i selisë Blu tha ndër të tjera se PD do të ngrejë një grup hetimi për mënyrën sesi policia ka vepruar në Lazarat.

Ai akuzoi ish-ministrin e Brendshëm e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu e qeverisë Edi Rama se kanë kryer një akt terrorizmi në Lazarat duke e cilësuar gjithë aksionin e Policisë si një krim kundër njerëzimit. 

Sali Berisha: Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty? Mnë bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin bresëhritë pse bënte detyrën. Një terrorizëm të tilël Lazarati nuk e ka parrë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime. Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre.

sali berisha saimir tahiri edi rama

Sondazh

Poll