Politike

FOTO-Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama shtrëngon duart me Begajn, ministriat e zyrtarët dalin nga dera e pasme

Në foto shihet kryeministri Edi Rama, i cili përcillet nga Presidenti Bajram Begaj në derën kryesore të institucionit të Presidencës, ku nuk kanë munguar as shtrëngimet e duarve.

10 Tetor 2022, 13:57 Nga A.B
FOTO-Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama shtrëngon duart me
Edi Rama

TIRANË- Pas dy orësh përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në ambientet e Presidencës. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, kishte synim sulmet kibernetike në vendin tonë, por edhe rreziqet e tjera që mund të vijnë nga Irani, të cilin tashme Shqipëria e ka shpallur vend jo mik, duke prishur edhe marrëdhëniet diplomatike.

Në mbledhje ishin të pranishëm, kryeministri Rama, ministra të qeverisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, kryeprokurori Olsian Çela, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe personalitete të tjera.

Në foto shihet kryeministri Edi Rama, i cili përcillet nga Presidenti Bajram Begaj në derën kryesore të institucionit të Presidencës, ku nuk kanë munguar as shtrëngimet e duarve. Të ftuarit e tjerë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në përfundim kanë dalë nga dera e pasme e Presidencës.

mbledhja e keshillit te sigurise 10 tetor 2022 bajram begaj

Sondazh

Poll