Sport

Pep Guardiola: "Nuk kam çfarë t'i mësoj Haaland. Jemi me fat që ai na zgjodhi ne"...

“Si sulmues ai ka një sens të lindur dhe të jashtëzakonshëm të golit, ai e di se ku të jetë, ai e di se ku do të përfundojë topi. Haaland arrin një sekondë para se topi të shkojë atje”.

8 Tetor 2022, 07:09 Nga DOSJA

Pep Guardiola: "Nuk kam çfarë t'i mësoj Haaland. Jemi

ANGLI - Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes mes Manchester City dhe Southampton. Edhe këtu trajneri i përgjigjet pyetjeve për Erling Haaland: "Çfarë planesh ka për të gjatë Kupës së Botës? Pushime. Do të ketë disa javë pushim dhe më pas do të fillojë sërish me lojtarët që do të qëndrojnë këtu". 

Mbi ndikin e Guardiolës në lojën e Haaland: "Si sulmues ai ka një sens të lindur dhe të jashtëzakonshëm të golit, ai e di se ku të jetë, ai e di se ku do të përfundojë topi. Haaland arrin një sekondë para se topi të shkojë atje. Ai ka talentin e tij, cilësia nuk është vetëm çështja e shënimit. Çfarë doni t'i mësoj dikujt që është i tillë, është e pamundur. Ai është instinkt i pastër, është dhunti natyrale dhe nuk kam çfarë të them”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll