Sport

I kritikuar pafund nga tifozët e Juventusit, por përftion më shumë se Agnelli, Arrivabene kryeson listën e pagave të drejtuesve

Si çdo vit, pas mbylljes së vitit financiar të datës 30 qershor, Juventus njoftoi shpërblimin e paguar për drejtuesit gjatë vitit të kaluar.

7 Tetor 2022, 18:06 Nga DOSJA

I kritikuar pafund nga tifozët e Juventusit, por përftion më

ITALI- Si çdo vit, pas mbylljes së vitit financiar të datës 30 qershor, Juventus njoftoi shpërblimin e paguar për drejtuesit gjatë vitit të kaluar. Dokumenti i publikuar përmban rrogat e drejtuesve të Juventusit dhe është e qartë se drejtori Maurizio Arrivabene është më i paguar në klub, personazh i cili shpesh është objekt i kritikave nga tifozët. Ish-drejtori i Ferrarit përfiton më shumë se dyfishin e presidentit Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidentit Pavel Nedved.

Siç thuhet në dokumentin e publikuar nga Juventusi, paga fikse e Maurizio Arrivabene në 2021/2022 ishte e barabartë me 1.08 milionë euro. Kjo shumë shkon në 1.22 milionë euro duke marrë parasysh edhe të ashtuquajturat përfitime jo monetare (makina e klubit, mbulimi me sigurim, kujdesi shëndetësor, fatura restoranti, plus përfitime të ndryshme). Paga e ish-drejtorit të Ferrarit është rritur në mënyrë eksponenciale në krahasim me sezonin e kaluar, kur ai ishte një këshilltar i thjeshtë në organikën e bordit të Juventusit: paga e tij e vjetër ishte “vetëm” 25 mijë euro.

Pas Arrivabene, dhe i shkëputur mirë, qëndron Andrea Agnelli, i cili në 2021/2022 ka marrë gjithsej 520 mijë euro: 450 mijë fikse për rolin e presidentit, 35 mijë euro si drejtor dhe 35 mijë euro përfitime jo monetare. Sipas rezolutës, shpërblimi si president do të ishte 700 mijë euro, por Agnelli ka hequr dorë nga një pjesë. Në anën tjetër, 514 mijë euro i ka mbledhur zv.presidenti Pavel Nedved, 466 mijë euro për detyrën, 35 mijë euro të tjera për funksionin e drejtorit dhe 6400 euro përfitime jo monetare.

E.Ç (Dosja.al)

juventus arrivabene

Sondazh

Poll