Sport

Leo Messi humbet transfertën ndaj Reims, ndërsa Mbappé është i pasigurt…

Pasi një kontraktimi që pësoi ndaj Benfica në Champions League (1-1), ylli argjentinas nuk do të udhëtojë me PSG për transfertën drejt Reimsit këtë të shtunë në Ligue 1 (21:00). Edhe sulmuesi francez është në dyshim.

7 Tetor 2022, 18:48 Nga DOSJA

Leo Messi humbet transfertën ndaj Reims, ndërsa Mbappé

FRANCE - Pak më shumë se një vit pasi zbuloi Ligue 1, Lionel Messi nuk do të jetë në fushën e stadiumit ‘Auguste-Delaune’ këtë të shtunë, në transfertën e PSG-së ndaj Reims (21:00).

Argjentinasi është zëvendësuar në minutën e 81-të të Champions League, në ndeshjen kundër Benficas (1-1), pas një dhimbjeje që ndjeu pas një goditjeje. ‘Pleshti’ vuan nga një kontraktim, njoftoi të premten PSG, pavarësisht testeve të para qetësuese.

Edhe sulmuesi Kylian Mbappe është i sëmurë. Që prej kthimit nga Portugalia, ai vuan nga fillimi i anginës. Klubi megjithatë sqaroi se sulmuesi i tij ishte më i mirë, duke mos përjashtuar aktivizimin e tij këtë të shtunë.

Dy të dëmtuari afatgjatë, Presnel Kimpembe dhe Nuno Mendes, vazhdojnë procesin e rehabilitimit, ndërsa Renato Sanches, i dëmtuar në kofshën e djathtë, duhet të rikthehet në stërvitje me grupin javën e ardhshme.

Leo Messi humbet transfertën ndaj Reims, ndërsa Mbappé

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll