Sport

Partizani rimëkëmbet pas derbit, Da Silva dhe Skuka 'shembin' Vllazninë në Shkodër

Partizani rimëkëmbet shpejt pas humbjes në derbi ndaj Tiranës. Në javën e shtatë të Kategorisë Superiore, ekipi kryeqytetas fiton në transfertë ndaj Vllaznisë me shifrat 1-2

7 Tetor 2022, 19:50 Nga DOSJA

Partizani rimëkëmbet pas derbit, Da Silva dhe Skuka

SHKODËR- Partizani rimëkëmbet shpejt pas humbjes në derbi ndaj Tiranës. Në javën e shtatë të Kategorisë Superiore, ekipi kryeqytetas fiton në transfertë ndaj Vllaznisë me shifrat 1-2. Një pjesë e parë që foli për vendasit. Pas shumë rasteve, goli i parë do të vinte në minutën e 39' me Ardit Hoxhaj.

Në pjesën e dytë, Partizani hyri në lojë dhe barazimi do të vinte në të 67-tën, me Victor Da Silva-n. Sulmuesi brazilian nuk festoi për shkak të shkuarës së tij si lojtar i Vllaznisë. Në minutën e 86' i zakonshmi Skuka shënoi për të ndezur festën e madhe në kampin e kuq.Pas këtij suksesi, Partizani ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 15 pikë. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara në shtatë javë.

E.Ç (Dosja.al)

partizani vllaznia

Sondazh

Poll