Sport

Festa e titullit kampion në sezonin e kaluar, i kushton shtrenjtë Manchester Cityt…

Këtë të premte, Federata Angleze e Futbollit (FA) njoftoi se Manchester City u gjobit me 260.000 £ për pushtimin e fushës së ‘Etihadit’ nga tifozët kur fituan titullin kampion të Premier League, majin e kaluar.

7 Tetor 2022, 20:33 Nga DOSJA

Festa e titullit kampion në sezonin e kaluar, i kushton shtrenjtë

ANGLI - Njoftimi u bë të premten nga Federata Angleze e Futbollit (FA). Procedurat zbuluan se Manchester City u gjobit me 260.000 paund (ekuivalente me 295.000 €) dhe iu dha një paralajmërim për pushtimin e fushës së stadiumit të tyre kur të kaltrit fituan titullin e Premier League më 22 majin e kaluar, pas një fitoreje kundër Aston Villa (3-2).

Ky sukses bëri të mundur që City të kurorëzohej kampion me një pikë përpara Liverpoolit. Portieri i Aston Villas, Robin Olsen ishte sulmuar nga tifozët dhe një nga golat ishte pësuar nën peshën e shikuesve. Manchester City është shpallur fajtor nga FA për "dështim të sigurimit që spektatorët të sillen në mënyrë të rregullt dhe të përmbahen nga përdorimi i sjelljes kërcënuese dhe të dhunshme gjatë pushtimit të fushës pas fishkëllimës së fundit". 

Nuk shpëtuan edhe disa fusha futbolli në Angli, që kishin tejkaluar normat në javët e fundit të sezonit 2021-2022. Kështu edhe Everton u gjobit me 300.000 £ muajin e kaluar për shkelje të ngjashme. Një studim i publikuar në fund të shtatorit nga Ministria e Brendshme britanike, tregoi se arrestimet në periferi të ndeshjeve të futbollit, në Angli dhe Uells, arritën një nivel të paprecedentë negativ në sezonin e kaluar, krahasuar me tetë vitet e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll