Sport

Tragjedia në Argjentinë! Policia nën akuza të forta, shkarkohet kreu i operacionit policor në ndeshjen Gimnasia-Boca…

Për incidentet në ndeshjen e kampionatit argjentinas që shkaktuan vdekjen e një tifozi. Forcat e policisë përdorën gaz-lotsjellës dhe plumba gome ndaj turmës

7 Tetor 2022, 21:41 Nga DOSJA

Tragjedia në Argjentinë! Policia nën akuza të forta,

ARGJENTINE - Qeveria e provincës së Buenos Aires shkarkoi këtë të premte kreun e operacionit policor, që veproi në takimin mes Gimnasia dhe Boca Juniors, ku ndodhën incidente që lanë një të vdekur dhe shkaktuan pezullimin e ndeshjes.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria provinciale raportoi gjithashtu se është urdhëruar që të gjithë elementët të vihen në dispozicion të prokurorit që po heton çështjen, ndërsa zëdhënësit e të njëjtës i thanë EFE-së, se “policët e identifikuar në videot e represionit janë pezulluar, në pritje të analizës së situatës.

Takimi mes Gimnasia dhe Boca Juniors, në fillimin e ditës së njëzet e katërt të ligës argjentinase, në qytetin La Plata, kryeqyteti i provincës së Buenos Aires, u pezullua të enjten mbrëma vetëm pas 9 minutash për shkak të trazirave të rënda që filluan jashtë stadiumit nga tifozët që nuk mundën të hynin, duke nxitur ndërhyrjen e policisë së provincës së Buenos Aires me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Një 57-vjeçar ndërroi jetë, si pasojë e arrestit kardio-respirator jo-traumatik dhe u shtrua i pajetë në spital, sipas qeverisë provinciale. Shumë njerëz pësuan probleme të frymëmarrjes dhe të tjerë u goditën nga plumbat e gomës dhe pësuan lëndime, për të cilat u shtruan në spital.

“Është e papranueshme që mijëra njerëzve nga La Plata u është dashur të jetojnë atë që jetuan dhe, aq më tepër, fakti fatkeq që Cesar Regueiro humbi jetën në kuadër të takimit”, thuhet në deklaratën zyrtare të kësaj të premteje. Sipas të njëjtës, shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime dhe janë ndihmuar nga sistemi shëndetësor provincial tashmë janë liruar.

“Është evidente, se operacioni i kryer nuk ka mundur të sigurojë siguri për të pranishmit”, pranon qeveria provinciale, gjë që tregon se drejtësia po heton një “mbishitje të biletave”.

Si zyrtarë ashtu edhe liderë të opozitës kanë vënë në dukje që mbrëmë përgjegjësinë e ministrit provincial të Sigurisë, Sergio Berni, për operacionin policor. Megjithatë, Berni deklaroi këtë të premte për kanalin TN, se nuk është ai përgjegjës për atë që ndodhi, por kreu dhe mbikëqyrësi i operacionit të sigurisë, pasi pranoi se "policia e zgjidhi situatën në mënyrën më të keqe" dhe denoncoi se "organizatorët mbishitën bileta, që e kalonin shumë kapacitetin e stadiumit".

Deputetët provincialë të opozitës kërkuan këtë të premte “interpelancën” e Bernit në legjislaturën provinciale, duke konsideruar se ai duhet “të mbajë përgjegjësi për veprimet e tmerrshme dhe katastrofike të forcës që ai drejton”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll