Sport

'Goal' i dedikon një artikull rrugëtimit të Ballkanit: "Nga masakra e 26 marsit, te historia në Europë!"

Një ëndërr e quajtur Europë. Ballkani arriti ta realizojë. Mbrëmjen e të enjtes shkroi historinë sërish, duke u bërë ekipi i parë kosovar, që fiton një ndeshje në një kompeticion europian, falë suksesit 3-4 në transfertën ndaj turqve të Sivasspor.

7 Tetor 2022, 19:07 Nga DOSJA

'Goal' i dedikon një artikull rrugëtimit të Ballkanit:

KOSOVË- Një ëndërr e quajtur Europë. Ballkani arriti ta realizojë. Mbrëmjen e të enjtes shkroi historinë sërish, duke u bërë ekipi i parë kosovar, që fiton një ndeshje në një kompeticion europian, falë suksesit 3-4 në transfertën ndaj turqve të Sivasspor. Një objektiv që shkon përtej katërkëndëshit të blertë dhe topit që rrotullohet në të, dhe që përfaqëson një tjetër objektiv të vogël “të madh”, të arritur nga një popull që dëshiron të njihet dhe të prezantojë flamurin e tij në kontinentin e vjetër edhe nëpërmjet futbollit.

Para triumfit kundër Sivasspor, Ballkani ishte skuadra e parë kosovare që fitoi hyrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Pasi u promovua në Superligë vetëm pesë vjet më parë, në fund të sezonit të kaluar, klubi nga Suhareka, një fshat me 10 mijë banorë dhe 57 kilometra larg Prishtinës, arriti të fitojë titullin e parë në historinë e klubit. Pastaj gëzimi i madh europian: kalimi në grupet e Conference League.

"Jo vetëm i imi, por për të gjithë futbollin kosovar. Të luash në fazën e grupeve ishte një ëndërr, jo vetëm për mua, por i gjithë futbolli kosovar, ndaj arritja e Ballkanit ishte një çmim për një vend që ka formuar shumë futbollistë, të cilët sot na përfaqësojnë denjësisht në kampionate si Serie A apo La Liga. Është një nder për ne, që Ballkani dhe “Xhebrailat”, po shkruajnë këtë kapitull të historisë”, pati deklaruar kapiteni i Ballkanit, Thaçi, një muaj më parë në “Goal”.

'Goal' i dedikon një artikull rrugëtimit të Ballkanit:

Ballkani është një vend i shënuar nga tmerret e luftës në Kosovë. Gjatë konfliktit, dhe pikërisht më 26 mars 1999, policia serbe masakroi 48 persona, mes të cilëve shumë ishin nën moshën 15- vjeç, 46 prej tyre nga familja Berisha. Viktimat u mbyllën në një piceri, ku u hodhën dy granata dore dhe para se të nxirrnin trupat, policët u kujdesën të qëllonin me armë të gjithë ata që kishin ende shenja jete, ndërsa më pas të gjithë u transportuan në Batajnicë, afër Beogradit për t’u varrosur në një varrezë masive, e zbuluar vetëm tre vite më vonë.

Trupat e viktimave më vonë u transportuan në Serbi dhe u varrosën në varre masive pranë një stacioni policor në Batajnicë, afër Beogradit, të cilat u zbuluan tre vjet më vonë. Sot Ballkani po e kthen në realitet ëndrrën e klubit dhe tifozëve. Stadiumi i Suharekës mund të mbajë maksimumi 1500 tifozë dhe skuadra i luan ndeshjet në impiantin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, stadiumi që mban emrin e Fadil Vokrrit, ish-president i federatës. 8 shtator 2022. Një datë historike për Ballkanin dhe për futbollin kosovar futbollit kosovar.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani

Sondazh

Poll