Sport

Bologna, tifozët hyjnë në qendrën stërvitore dhe takohen me lojtarët. Thiago Motta acarohet: "A është ky një kërcënim?"

Momente tensioni të enjten në selinë e Bolonjës në Casteldebole. Në fakt u organizua një takim mes disa anëtarëve të tifozëve me ekipin, stafin teknik dhe disa drejtues të klubit.

7 Tetor 2022, 18:51 Nga DOSJA

Bologna, tifozët hyjnë në qendrën stërvitore dhe

ITALI- Momente tensioni të enjten në selinë e Bolonjës në Casteldebole. Në fakt u organizua një takim mes disa anëtarëve të tifozëve me ekipin, stafin teknik dhe disa drejtues të klubit. Tema e takimit, pashmangshmërisht, ishte momenti shumë i vështirë i skuadrës që vjen nga dy humbje radhazi.

Tifozëve nuk u ka pëlqyer qëndrimi që skuadra ka pasur në fillim të sezonit. Ultrasit i kanë paralajmëruar lojtarët, duke u thënë se kjo do të ishte hera e fundit që do t'i kishin takuar me dashamirësi. Në atë moment, sipas Corriere dello Sport,Thiago Motta ka mbrojtur ekipin duke u përgjigjur: "Çfarë është, një kërcënim?". Tonet u ngritën menjëherë dhe vetëm ndërhyrja e disa të pranishmëve evitoi kontaktin fizik.

Pasi i kanë vënë në dukje trajnerit italo-brazilian se gjërat janë ndryshe në Bolonjë se Spezia (qyteti i skuadrës që drejtoi për herë të fundit), tifozët kuqeblu kanë “përjashtuar” nga kritikat Arnautovic dhe Medel. Zv.kapiteni De Silvestri dhe vetë Arnautovic u përpoqën të rivendosnin një minimum qetësie, edhe nëse tensioni mbeti shumë i lartë. Pra, gjysmë ore zjarr, me britmat që arrinin jashtë qendrës sportive.

Ndeshjet e radhës kundër Sampdorias dhe Napolit do të jenë tashmë shumë të rëndësishme, nëse jo vendimtare, për Bolognan.

E.Ç (Dosja.al)

bologna thiago motta

Sondazh

Poll