Sport

Kryebashkiaku i Romës, e cilëson sjelljen e tifozëve të Betis si “të papranueshme”...

Roberto Gualtieri e ka denoncuar të premten në mbrëmje përmes rrjeteve të tij sociale sjelljen e tifozëve spanjolë

8 Tetor 2022, 07:00 Nga DOSJA

Kryebashkiaku i Romës, e cilëson sjelljen e tifozëve të

ITALI - Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, e cilësoi këtë të premte si "të papranueshme" sjelljen e tifozëve të Betisit për ndotjen e dy shesheve historike në qendër të kryeqytetit përpara ndeshjes së Europa League mes skuadrës spanjole dhe Romës së José Mourinhos.

"Sjellja e tifozëve të Betisit ka qenë e papranueshme. Thesaret e Romës si ‘Piazza España’ apo ‘Piazza del Popolo’ nuk mund të bëhen vende kaosi dhe pacipësi", deklaroi Gualteri në rrjetet e tij sociale. Politikani italian shtoi si më poshtë: “Puna e forcave të sigurisë është e lavdërueshme, por duhen masa që kjo të mos ndodhë më”.

Kryetari ndërkohë ndau një seri fotografish, në të cilat shiheshin këto sheshe në qendër të kryeqytetit, ku ishin mbledhur tifozët e Betisit para ndeshjes, plot plehra, me shishe, plastikë dhe letra në tokë.

Kryebashkiaku i Romës, e cilëson sjelljen e tifozëve të

Imazhet janë bërë virale në rrjetet sociale, në të cilat shumë përdorues janë ankuar se këto hapësira janë reduktuar në “depo të hapura”. Kjo është nota e vetme negative e vizitës së Betisit në Romë, pasi skuadra spanjole e fitoi ndeshjen me rezultatin 1-2.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll