Sport

Stjuardët e Benfica-s e teprojnë me kontrollet, akuzohen nga tifozet femra të PSG për abuzim! Ndodhi edhe ndaj Maccabit

Tifozët e Paris Saint Germain, të cilët pas udhëtimit në Lisbonë për ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s, denoncuan në rrjetet sociale sjelljen e stjuardëve dhe policisë përpara se të hynin në Estadio da Luz.

7 Tetor 2022, 17:45 Nga DOSJA

Stjuardët e Benfica-s e teprojnë me kontrollet, akuzohen nga tifozet

PORTUGALI- Tifozët e Paris Saint Germain, të cilët pas udhëtimit në Lisbonë për ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s, denoncuan në rrjetet sociale sjelljen e stjuardëve dhe policisë përpara se të hynin në Estadio da Luz. Në fakt, kontrollet e kryera nga punonjësit dhe policia do të kishin qenë të tepruara, në kufi me abuzime.

Shumë tifozë parizianë në fakt u ndjenë të poshtëruar nga kërkimet e papërshtatshme që pësuan kur hynë në stadiumin e Benfica-s, ku ekipi i tyre po përgatitej të sfidonte vendasit. Dëshmi të shumta të mbledhura, me disa tifoze femra të tronditura nga ngjarja: “Ata filluan të më kalonin dorën nën sytjena, duke këmbëngulur”, tha njëra prej tyre për RMC Sport. “Më ngritën dorën rrëzë kofshës, u thashë se nuk jam dakord, por ata vazhduan. Vetëm pas kësaj kam arritur të kaloj”.

Shumë tifozë të tjerë shkruan se çfarë ndodhi: “Ishte një poshtërim, ishte tronditës”, tha një tjetër mbështetës i parizienëve. “Është për të ardhur keq. Ndihej si përdhunim kolektiv”. Një tjetër shtoi: “Filluan të më preknin organet gjenitale… Kjo është e papranueshme. Unë pothuajse e perceptova atë si një përdhunim”. Këto episode nuk duket se janë rezultat i një mbrëmjeje veçanërisht rigoroze të punonjësve të da Luz: edhe tifozët e Maccabi në fakt kishin raportuar sjellje të ngjashme. Ndërkohë në rrjetet sociale ka filluar hashtagu #BenficaRapedMe.

E.Ç (Dosja.al)

benfica psg denoncimi per abuzim

Sondazh

Poll