Sport

Xhixha nxjerr 'xixa', por tri golëshi i sulmuesit nuk mjafton ndaj Laçit, nuk ka fitues në Erzeni-Egnatia

Në orën 15:00 u zhvilluan dy takime të Kategorisë Superiore për javën e 7-të.

7 Tetor 2022, 17:30 Nga DOSJA

Xhixha nxjerr 'xixa', por tri golëshi i sulmuesit nuk mjafton

SHQIPËRI- Në orën 15:00 u zhvilluan dy takime të Kategorisë Superiore për javën e 7-të.

TIRANA-LAÇI 3-3

Spektakël në 'Selman Stërmasi' mes Tiranës dhe Laçit, sfidë që përfundoi me shifrat 3-3. Kampionët e Shqipërisë vinin të motivuar pas suksesit në derbi me Partizanin, por në fushë shfaqen shumë probleme. Fillimisht do të ishin kurbinasit që do të kalonin në avantazh në minutën e 22-të me Mazrekaj, por Xhixha dy herë do të shënonte për Tirannën, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë, Borysiuk barazoi shifrat në pjesën e dytë, duke ekzekutuar saktë një penallti ,por në të 75-ën ishte sërish Xhixha që shënoi për Tiranën, duke shkuar në kuotën e 10 golave të shënuar në vetëm 6 javë kampionat.

Kur dukej se Tirana po shkonte drejt një tjetër fitoreje, ishte Mentor Mazrekaj që shënoi golin e barazimit. Pas 5 humbjesh radhazi, Laçi sheh një rreze drite në fund të tunelit, duke marrë një pikë pikërisht në “Selman Stërmasi” ndaj kampionëve në fuqi.

ERZENI-EGNATIA

Sfida tjetër e zhvilluar këtë pasdite ishte ajo mes Erzenit dhe Egnatias në “Niko Dovana”, dy skuadra që po surprizojnë këtë fillim sezoni, por që nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola, duke ndarë nga një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

tirana laci superiore

Sondazh

Poll