Sport

Barcelona vijon polemikat kundër VAR: Turp, i njëjti gjyqtar dha faull në Roma-Betis për rast të ngjashëm

Në Barcelonë janë rindezur polemikat për penalltinë e munguar. Të martën në mbrëmje, Inter fitoi 1-0 ndaj Barcelonës. Goli i Hakan Çalhanoglu në fund të pjesës së parë i dha tre pikët zikaltërve, por klubi katalanas u tërbua pasi nuk iu akordua një penallti në favor të tyre.

7 Tetor 2022, 13:05 Nga DOSJA

Barcelona vijon polemikat kundër VAR: Turp, i njëjti gjyqtar dha faull

SPANJË- Në Barcelonë janë rindezur polemikat për penalltinë e munguar. Të martën në mbrëmje, Inter fitoi 1-0 ndaj Barcelonës. Goli i Hakan Çalhanoglu në fund të pjesës së parë i dha tre pikët zikaltërve, por klubi katalanas u tërbua pasi nuk iu akordua një penallti në favor të tyre.

Xavi tha se ishte i indinjuar nga arbitrimi, shtypi spanjoll sulmoi ekipin e arbitrave. Klubi kishte menduar gjithashtu të bënte një ankesë zyrtare në UEFA. Megjithatë, tani polemika është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një penalltie në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Betisit në Europa League.

Në zhvillimin e një këndi, krosi i Paulo Dybala u ul në dorën e Aitor Ruibal në zonë. Arbitri lejoi që loja të vazhdonte, por pak më pas, ai u thirr përsëri nga stafi i VAR për një kontroll. Pas rishikimit të veprimit, arbitri caktoi penalltinë për Romën. Megjithatë, ajo që ka zemëruar ambientin e Barcelonës nuk është vetë ashpërsia, por një detaj tjetër. Në VAR, për ndeshjen e Olimpico-s, ishte Pol van Boekel, i njëjti arbitër që ishte në VAR në takimin Inter-Barcelona. Një vendim që në Katalonjë ka shkaktuar një “skandal”. Diario Sport, për shembull, publikoi diferencën: “I njëjti protagonist, rezultat tjetër”.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona roma

Sondazh

Poll