Politike

A do të përjashtohet nga PD, deputetja Rudina Hajdari? Ky është qëndrimi i Grida Dumës

25 Shkurt 2019, 15:55 Nga DOSJA
A do të përjashtohet nga PD, deputetja Rudina Hajdari? Ky

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudin Hajdari, është një ndër ligjvënëset e djathta, që ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar, lidhur me djegien e mandatit të deputetit.

E pyetur se si do të veprojë PD në rastin e Rudina Hajdarit, deputetja Grida Duma, është shprehur se vendimi i takon strukturave të Partisë Demokratike dhe se ajo nuk është kompetente për këtë gjë dhe se nuk do që të shprehet personalisht.

“Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht. Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim. Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë”, – tha Duma për Top Talk.

Kujtojmë se Rudina Hajdari është një nga të paktët deputetë të opozitës, që nuk e kanë dorëzuar mandatin, ndonëse grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar morën vendimin ekstrem në mënyrë unanime. (Lexo këtu) Në kohën kur opozita ndërmori aktin e “djegies” së mandateve, Hajdari nuk ndodhej në Shqipëri. Me t’u kthyer, ajo nëpërmjet një reagimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, tha se do të dilte së shpejti me një përgjigje zyrtare ndërsa shtoi se nuk është shprehur deri tani për shkak të problemeve shëndetësore.

Partia Demokratike vendosi përjashtimin e deputetit Myslim Murrizi, pasi ky i fundit doli haptazi kundër vendimit të strukturave të PD-së dhe nuk e dorëzoi mandatin. (Lexo këtu) Së fundmi mandatin e ka dorëzuar kryerepublikani Fatmir Mediu. Ndërsa ende nuk e ka dorëzuar kreu u PDK-së, Nard Ndoka dhe Rudina Hajdari. Nga LSI Lefter Koka ka dalë kundër këtij vendimi dhe nuk e ka dorëzuar mandatin e tij. Koka është shprehur se ky vendim nuk është i LSI-së, por i ish-Kryeministrit Sali Berisha.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites grida duma pd rudina hajdari djegia e mandateve te opozites grida duma pd rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...