Politike

Rama heq Klosin nga videoja e Taken, çfarë gabimi ‘teknik’ po ndodh tek socialistët?!

25 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA
Rama heq Klosin nga videoja e Taken, çfarë gabimi

TIRANË- Videoja e realizuar nga aktori Florian Binaj bashkë me ministra dhe kryetarë bashkish ku i bëhet thirrje aktorit të njohur Liam Neeson që të vijë në Shqipëri është kthyer tashmë në një hit në rrjetet sociale. (Lexo ketu)

Nuk ka munguar shpërndarja në rrjetet sociale nga protagonistët kryesorë të kësaj videoja.

Videoja është realizuar në prag të Samitit të Dytë të Diasporës dhe në klip është edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.

I pari që e shpërndau videon ishte vetë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që dje është shpërndarë edhe nga Klosi.

Por çfarë ka ndodhur?

Në videon e parë që është shpërndarë nga Rama, Klosi nuk shihet asgjëkundi. Ndërkohë në videon origjinalen që ka hedhur aktori Florian Binaj, në sekondën e 25-të shihet Klosi. ministri i bën thirrje Liam Neeson që të vijë në Shqipëri. Por Rama ka fshirë këtë pasazh.

Shiko videon e Ramës

Shiko videon origjinale

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që Rama ka censuruar një ministër nga një klip që ka për qëllim të promovojë dhe të ndryshojë imazhin e Shqipërisë tek të huajt.

Shpresojmë të jetë një thjesht një gabim teknik  dhe jo një krisje në PS…

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi edi rama liam neeson samiti i dyte i diaspores sherr ne ps traditat shqiptare blendi klosi edi rama liam neeson samiti i dyte i diaspores sherr ne ps traditat shqiptare

Sondazh

Poll