Politike

Mbledhja e PS/ Rama “s’lëshon nga krahu” Gent Cakajn, porosia për të tijët: Vazhdoni punën (FOTO)

25 Shkurt 2019, 13:16 Nga DOSJA
Mbledhja e PS/ Rama “s’lëshon nga krahu” Gent Cakajn,

TIRANË- Ditë më të qeta duket se po vazhdojnë në kampin e socialistëve. Kryeministri Edi Rama e ka marrë me qetësi sezonin e protestave që janë shpallur tashmë nga opozita. (Lexo këtu).

Ditën e sotme, në selinë rozë është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar, ku mësohet se Rama iu ka kërkuar socialistëve të vijojnë me organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, dhe të mos shpërqëndrohen nga protesta e opozitës.

Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti duhet të vijojë puna normalisht për seancat parlamentare të së enjteve, dhe mbi të gjitha e organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në përfundim të mbledhjes ka patur momente pikante që s’i kanë shpëtuar lentes së aparatit të fotografit Agim Rama. Kryeministri Edi Rama shihet tejet i afërt me ministrin e Jashtëm të komanduar, Gent Cakaj.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë e mësipërme.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj mbledhja e grupit te ps edi rama gent cakaj mbledhja e grupit te ps

Sondazh

Poll