Politike

Deklarata e Koçijançiç, Spaho: Bullgaria s’është Shqipëri

25 Shkurt 2019, 13:40 Nga DOSJA
Deklarata e Koçijançiç, Spaho: Bullgaria

TIRANË- Pas deklaratës së zëdhënëses së BE-së Maja Koçijançiç, e cila u shpreh se dorëzimi i mandateve dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, ka reaguar dhe Partia Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish- Kreu i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho shprehet me ironi se Bullgaria nuk është Shqipëri.

Hehehehehe…..Maja!!!! Bullgaria nuk eshte Shqiperi! Shqiptaret jane qytetare te klases se dyte, madje per te opozita shqiptare eshte si ISIS pavaresisht se kerkon qe qeveria dhe krimi i organizuar te mos jene grusht bashkuar per te vjedhur zgjedhjet. Bravo Maja!!!

Ditën e sotme, Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç në një konferencë për mediat ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku ka thënë se opozita me veprimin e saj për lënien e mandatave po dëmton zhvillimin e demokracisë.

Opozita në Shqipëri të enjten e kaluar, pas protestës së mbajtur para Parlamenti, dorëzoi dhe lënien e mandateve të deputetëve të saj .(Lexo këtu) Ishte vet kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që kanë dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit dorëheqjen nga mandatet. Ky akt është komentuar dhe nga ndërkombëtarët, të cilët në deklaratat e tyre kanë qenë kundër opozitës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edmond spaho maja koçijançiç opozita bullgare djegia e mandateve te opozites edmond spaho maja koçijançiç opozita bullgare

Sondazh

Poll