Politike

Ndërtimi i TEC-it në Korçë, PD: Përbindëshi Ekologjik fatal për mjedisin, leja u dha nga Peleshi

25 Shkurt 2019, 15:21 Nga DOSJA
Ndërtimi i TEC-it në Korçë, PD: Përbindëshi

KORÇË-Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale se në Korçë është dhënë leja që të ndërtohet një termocentral.(Lexo ketu)

Berisha shkruante se një TEC aq i madh është i panevojshëm për Shqipërinë dhe se gjithçka që do të ndërtohet do të jetë në interes të Greqisë. Ditën e sotme, kanë vijuar reagimet për këtë çështje.

Opozita vazhdon ta kundërshtojë ndërtimin e TEC-it në Korçë.

Zv.kryetarja e këshillit Bashkiak Korçë, Ledina Alolli, thotë se Peleshi firmosi lejen kur ishte zv.kryeministër. Më tej, përfaqësuesja e PD thotë se ky TEC, do të shkatërrojë natyrën.

“Pasi nuk ia doli që t’i sillte Korçës një TEC që të punonte me qymyr natyror, kur ai mbante postin e numrit 2 të qeverisë, Niko Peleshi firmosi lejen për t’i dhuruar Korçës një “përbindësh ekologjik” i cili do të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme mjedisin, bujqësinë, turizmin dhe që nuk ofron asnjë garanci për sigurinë e jetës së mijëra banorëve korçarë. Vetëm po t’i referohemi fuqisë së instaluar prej 500 megavat të këtij TEC-i, ndërkohë që për ngrohjen e qytetit mjafton vetëm 15 megavat, është mëse e qartë se qëllimi i investitorit që bujarisht sjell në Korçën tonë 400 milionë euro, është prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror i cili më pas do të shitet në tregun e huaj”.-ka thënë Alolli.

Ndërtimi i një termocentrali me gaz po artikulohet prej disa muajsh. Në muajin shtator të vitit 2018, ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë bëri me dije se Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe kompania austriake IVICOM , kanë prezantuar tashmë projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 Më për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës.

Investimi i kompanisë austriake për ndërtimin e këtij centrali parashikohet të arrijë në 500 milion euro. Ai propozohet të jetë tërësisht privat, pa asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Kompania ka zgjedhur qytetin e Korçës, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë.

Ky investim, sipas qeverisë do të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ledina alolli ndertimi i tecit ne korce niko peleshi ledina alolli ndertimi i tecit ne korce niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...