Politike

Meta refuzon të flasë për djegien e mandateve, si i përgjigjet gazetarit

25 Shkurt 2019, 12:41 Nga DOSJA
Meta refuzon të flasë për djegien e mandateve, si i

Presidenti i vendit Ilir Meta është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me çështjen e lënies së mandateve.  Por Meta ka refuzuar të flasë para gazetarëve për këtë çështje dhe është shprehur vetëm me fjalën “Faleminderit” teksa është pyetur.

Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se presidenti Ilir Meta për vendimin e djegies së mandateve i është shprehur se për të është një aktivitet i çuditshëm dhe pak agresiv.

Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpamja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi. (lexo këtu)

Deputetët e Partisë Demokratike dhe të LSI-së vendosën të djegin mandatet e deputetëve dhe kërkojnë që të krijohet një qeveri tranzitore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta djegia e mandateve te opozites ilir meta

Sondazh

Poll