Politike

Meta apel politikës: Merrni vendime në interes të integrimit në BE

25 Shkurt 2019, 13:05 Nga DOSJA
Meta apel politikës: Merrni vendime në interes të integrimit

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, apelon që politika të bëhet më e përgjegjshme dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë, Meta tha se ky spital është përmbushja e amanetit të Nënë Terezi, dhe solli në vëmendje fjalët e Papa Franceskut, se politika shqiptare duhet të punojë që të mbajë të rinjtë në Shqipëri.

Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përbush edhe një amanet të Nënë Terezës.Ky çast është dëshmi e frymëzimit të veprës së shenjtores Nënë Tereza, pasi ajo iu shërbeu të gjitha atyre që vuanin. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë të dhënë për Shqipërinë.
Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane.
Dua të bëjmë gjithçka për të realizuar atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuajë nga dimri demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke ofruar edhe më shumë shpresë edhe më shumë mundësi. Mirënjohje të thellë për Papa Françeskun.

Vijon…

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta papa françesku djegia e mandateve te opozites ilir meta papa françesku

Sondazh

Poll