Sport

PROFIL/ Kush ishte Sulejman Maliqati? Ish-portieri që nuk luajti kurrë me doreza, zbulohet si e mori epitetin 'macja e zezë'

Sulejman Maliqati, ish-portieri i Partizanit dhe Besës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.

5 Tetor 2022, 21:13 Nga DOSJA

PROFIL/ Kush ishte Sulejman Maliqati? Ish-portieri që nuk luajti kurrë

SHQIPËRI- Sulejman Maliqati, ish-portieri i Partizanit dhe Besës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Trajneri i kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964 mbylli sytë në moshën 94-vjeçare. Po kush ishte Sulejman Maliqati?

PROFILI

Portier i mirënjohur i ekipit të Besës, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare të futbollit në vitet 1949 -1965. Është absolutisht një nga legjendat e gjalla të futbollit shqiptar. Kampion i Shqipërisë (1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964) dhe 5 herë fitues i Kupës së Republikës (1949, 1957, 1958, 1961, 1964). 3 ndeshje me ekipin përfaqësues shqiptar, ku natyrisht veçohet barazimi me RDGJ-në në një miqësore të vitit 1958, një ndër pikat më të forta të Kombëtares sonë dhe padyshim Partizanit.

Karriera e Maliqatit nisi në vitin 1947. Në atë kohë ishte 13-14 vjeç. Te Besa luajti tre vjet si portier dhe në 1949 shkoi tek Kombëtarja si portier i dytë. U grumbullua me kuqezinjtë kur ishte 19-vjeç. Maliqati është ndoshta i vetmi portier që nuk ka përdorur asnjëherë dorezat në fushën e lojës, gjë që në kohët e sotme as që mund të imagjinohet. Në vitin 1958, gjatë nje turneu (spartakjada) mes perfaqësuesve të ushtrive popullore në Berlinin Lindor, i vihet nga gazetat vendase epiteti i famshem “macja e zezë”-per shkak te uniformes qe mbante.

E.Ç (Dosja.al)

sulejman maliqati besa partizani portieri

Sondazh

Poll