Sport

PENALLTIA akrobatike! Nuk është parë ndonjë herë, kjo mënyrë ekzekutimi (Video)

Norik Avdalyan, një lojtar armen për GOAT FC të Rusisë, shënoi këtë vepër arti në një ligë amatore në Rusi.

5 Tetor 2022, 15:16 Nga DOSJA

PENALLTIA akrobatike! Nuk është parë ndonjë herë, kjo

RUSI - Arti i ekzekutimit të mirë të penalltisë është përsosur gjatë viteve që kur Antonín Panenka shënoi topin mitik në Kampionatin Europian të 1976. Janë parë penalltitë që vendosin kampionatet dhe ndeshjet e mëdha, por ajo që u pa të hënën e fundit në një nga ligat amatore të futbollit rus, i ka tejkaluar të gjitha pritjet.

Norik Avdalyan, një lojtar armen i GOAT FC, gjuajti një penallti duke bërë një salto dhe duke e goditur topin me forcë të mjaftueshme për në portë. Por njëherësh edhe duke mashtruar portierin teksa shënon gol me një penallti kaq unikale.

Mësohet se i njëjti lojtar kishte ekzekutuar penallti të tilla edhe më parë, por ekzekutimi i tij kurrë nuk është bërë kaq viral, pas këtij veprimi kaq akrobatik se sa ky.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll