Sport

Shuhet në moshën 94-vjeçare "macja e zezë" e portës shqiptare, Sulejman Maliqati

Homazhet për 94-vjeçarin që mbylli sytë pasditen e kësaj të mërkure do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës në orën 13.00-15.00.

5 Tetor 2022, 20:23 Nga F.M
Shuhet në moshën 94-vjeçare "macja e zezë" e
Sulejman Maliqati

DURRËS- Sulejman Maliqati, “Macja e Zezë” , Heroi i Lajpcigut dhe mbrojtësi i sigurtë i portës së “Partizanit” është ndarë sot nga jeta. Trajneri i kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964 ka mbyllur sytë në moshën 94-vjeçare. Dosja.al ka mësuar se para pesë ditësh, Maliqati ka pësuar një aksident. Ai është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë.

Me gjithë përkujdesjen e mjekëve, ai nuk mundi t’i përballonte dëmtimet e nuk mbijetoi. Durrësi, por dhe gjithë bota e sportit, do t’i japin nesër lamtumirën për në banesën e fundit, Sulejman Maliqatit, portierit legjendar të kombëtares shqiptare. Homazhet për 94-vjeçarin që mbylli sytë pasditen e kësaj të mërkure do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kulturës në Durrës në orën 13.00-15.00.

Kortezhi mortor do të niset në orën 15.00 drejt varrezave të qytetit, ndërkohë që pritet që qindra qytetarë t’i bashkohen homazheve për “macen e zezë” të portës së kombëtares shqiptare, që lindi më 1 gusht 1928 në qytetin e Kavajës.

Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i kombit”, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i merituar i sportit”.

sulejman maliqati shuhet sulejman maliqati

Sondazh

Poll