Sport

Ibrahimovic, dhjetori është muaji kyç për të ardhmen, nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes nga futbolli

Dhjetori mund të jetë muaji vendimtar për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic.

5 Tetor 2022, 21:00 Nga DOSJA

Ibrahimovic, dhjetori është muaji kyç për të

ITALI-Dhjetori mund të jetë muaji vendimtar për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Sipas lajmeve nga Alessandro Alciato në Prime Video, sulmuesi suedez, i cili po punon për t'u kthyer në dispozicion të trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli në janar, mund të mendojë edhe për tërheqjen nga futbolli aktiv nëse lojtari kupton se rikuperimi nuk po shkon siç priste. Ibra gjithashtu së fundmi tha se është ende i uritur dhe nuk mendon të largohet nga futbolli aktiv. Por nuk përjashtohet që ai të ndryshojë mendje.

Ibra, i cili po rikuperohet pas operacionit në gjurin e tij të majtë më 25 maj, nënshkroi një rinovim me Milanin më 18 korrik 2023. Një kontratë më e ulët se në të kaluarën: një pagë prej rreth një milion euro, së cilës duhet t'i shtohen bonuse të ndryshme në bazë të paraqitjeve në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

ibrahimovic milan

Sondazh

Poll