Sport

Florentino Perez projekton të ardhmen e Real Madrid, zbulohen tre emrat për të zëvendësuar Ancelottin

Real Madrid i ka sytë të projektuar drejt së ardhmes dhe pavarësisht sukseseve të arritura nga skuadra pas rikthimit të Carlo Ancelottit në pankinë, drejtuesit e klubit madrilen kanë hartuar një listë të kandidatëve për të pasuar trajnerin italian.

5 Tetor 2022, 18:25 Nga DOSJA

Florentino Perez projekton të ardhmen e Real Madrid, zbulohen tre emrat

SPANJË-Real Madrid i ka sytë të projektuar drejt së ardhmes dhe pavarësisht sukseseve të arritura nga skuadra pas rikthimit të Carlo Ancelottit në pankinë, drejtuesit e klubit madrilen kanë hartuar një listë të kandidatëve për të pasuar trajnerin italian. Florentino Perez nuk dëshiron të kapet i papërgatitur dhe në rast divorci nga trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit, do ta kishte gati listën nga e cila do të zgjidhte pasardhësin.

Presidenti madrilen do të donte që në stolin e klubit të ulet një ish-lojtar dhe në këtë drejtim emrat e nxehtë janë ata të Raul dhe Xabi Alonso. Raul, i cili ka bërë mbi 500 paraqitje për Real Madrid në karrierën e tij si lojtar, ka qenë në krye të Castillas që nga viti 2019. Alonso (i cili në orët e fundit ka qenë i lidhur me Bayer Leverkusen), së fundmi ka mbetur pa punë pasi u largua nga posti i tij si trajner i Real Sociedad B majin e kaluar. Asnjëri nuk ka shumë përvojë, por Perez beson se ish-Galacticos janë ndër opsionet më të mira në dispozicion.

Megjithatë, do të kishte një opsion të tretë në shqyrtim nga drejtuesit e Real Madrid. Perez do të monitoronte gjithashtu situatën e trajnerit të Bayern Munich, Julian Nagelsmann. Pavarësisht se fitoi Bundesligën vitin e kaluar, 35-vjeçari ka pasur një fillim zhgënjyes të sezonit, me gjigantët bavarez çuditërisht në vendin e tretë pas tetë ndeshjesh.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid florentino perez ancelotti

Sondazh

Poll