Sport

Reagimi i Erik ten Hag: “Faleminderit Pep, faleminderit City për mësimin”...

Para udhëtimit të ‘Djajve të Kuq’ për në Nikosia të enjten në mbrëmje, trajneri i Manchester United iu rikthye humbjes së rëndë (6-3) të pranuar nga njerëzit e tij të dielën e kaluar. Ai siguron ta ketë mësuar mësimin përpara se të riniset në Europa League.

5 Tetor 2022, 19:16 Nga DOSJA

 

Reagimi i Erik ten Hag: “Faleminderit Pep, faleminderit City për

ANGLI - Një seri prej katër fitoresh të njëpasnjëshme në Premier League nën drejtimin e Ten Hag kishte premtuar kohë më të mira, por Manchester United u ul në tokë të shtunën pas një pasdite poshtëruese (6-3) kundër Cityt.

“Ishte një kontroll realiteti dhe ne duhet të mësojmë nga kjo dhe të vazhdojmë. Ishte një ditë e vështirë... Ne mundëm Arsenalin, mundëm Liverpoolin. Të dielën patëm një ditë të keqe në shtëpi. City ishte më i mirë, ne duhet ta pranojmë këtë. Por ne nuk mund të pranojmë performancën tonë të papranueshme. Ne kishim fituar shumë besim duke mposhtur Arsenalin dhe Liverpoolin, më pas pësuam një kontroll realiteti me Manchester Cityn. Pra, faleminderit për mësimin, Pep dhe City. Duhet të kuptojmë, duhet t'i bëjmë gjërat shumë më mire”. 

Ten Hag, gjithashtu u tërhoq nga deklarata e tij për Cristiano Ronaldon. “Kur ishim poshtë 4-0 ose 6-1, thashë se nuk e futa në fushë për respekt. Nuk ka të bëjë fare me të ardhmen e tij në klub. Nuk mendoj se është i mërzitur. Ai stërvitet mirë dhe kënaqet duke qenë këtu. Ai nuk është i lumtur që nuk luajti të dielën, mos më keqkuptoni. Sigurisht që dëshiron të luajë dhe nxehet kur nuk luan”.

Manchester United e filloi sezonin e tij në Europa League me një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para të Grupit E. Ata aktualisht janë në vendin e dytë me tre pikë, tre prapa liderit Real Sociedad. Omonia Nicosia është e fundit dhe ende nuk ka fituar pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll