Sport

Neymar përgatit ‘hakmarrjen’ e madhe ndaj Kylian Mbappé, Kupa e Botës në mes…

Braziliani e di se nëse arrin t'i rrëmbejë francezëve Botërorin e shumëpritur, do të ishte një goditje shumë e ashpër edhe për Mbappe, ndaj cilin kjo do t'i ishte edhe një 'hakmarrje' për mosmarrëveshjet e tensionuara.

5 Tetor 2022, 19:35 Nga DOSJA

Neymar përgatit ‘hakmarrjen’ e madhe ndaj Kylian Mbappé,

FRANCE - Pas disa javësh shumë të trazuara mes Neymar dhe Mbappe, situata duket se mbetet mjaft e tensionuar mes dy yjeve të PSG-së, pavarësisht disa përpjekjeve të klubit dhe peshave të rënda në dhomat e zhveshjes, për t'i bërë të dy të nënshkruajnë paqen. Megjithatë, kjo zgjidhje nuk është afatgjatë, pasi tani shfaqet një 'problem' tjetër që mund të shkaktojë këputjen përfundimtare mes të dyve. Dhe kjo është Kupa e Botës në Katar.

Si Neymar ashtu edhe Mbappé kanë shanse të mëdha për ta fituar trofeun, kështu që ata duan të jenë në nivelin më të lartë kur të fillojë Kupa e Botës nëntorin e ardhshëm. Për këtë arsye, braziliani ka në mendje t'i japë francezëve 'goditjen përfundimtare', duke fituar Botërorin dhe t'ia heqë Mbappe trofeun, që është shumë i bindur për mundësitë e ekipit të tij në Katar. Përveç kësaj, ai është një nga ‘ambasadorët’ e eventit.

Neymar e di se nëse arrin t'i rrëmbejë francezëve Botërorin e shumëpritur, do të ishte një goditje shumë e ashpër edhe për Mbappe, madje kjo do t'i ishte edhe një 'hakmarrje' braziliane për mosmarrëveshjet e tensionuara.

Para se të nisë aventurën e tij në Katar, Brazili planifikon të mbajë një grumbullim në Itali, ku Tite do të bëjë rishikimin përfundimtar të përzgjedhurve të tij dhe do të analizojë të gjitha detajet për debutimin kundër Serbisë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll