Sport

Shtohet numri i ‘viktimave’ te Barcelona, edhe Franck Kessié në infermieri…

I dëmtuar në shëmbën e djathtë, mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë jashtë fushës për një periudhë të pacaktuar.

5 Tetor 2022, 18:23 Nga DOSJA

Shtohet numri i ‘viktimave’ te Barcelona, edhe Franck Kessié

SPANJE - Lista e të dëmtuarve është ende në rritje te FC Barcelona. Siç njoftohet nga klubi i tij, mesfushori Franck Kessié është prekur në aduktorin e djathtë. Nuk dihet ende kohëzgjatja e mungesës së tij në fusha. “Ai është hequr (nga grupi) dhe rikthimi i tij do të bazohet në rikuperimin e tij”,- deklaron klubi i tij në rrjetet sociale.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i shtohet listës së të munguarve për takimet e radhës te ‘blaugranët’. Kështu ai iu bashkohet me shokët e tij të skuadrës Ronald Araujo (aduktor), Jules Koundé (tendinin e Akilit), Hector Bellerin (probleme muskulare), Andreas Christensen (kyçin e këmbës), Memphis Depay (dëmtim në biceps femoris të kofshës) dhe Frenkie de Jong (zgjatje e muskujve të kofshës) të gjithë në infermieri.

Shtohet numri i ‘viktimave’ te Barcelona, edhe Franck Kessié

Në paraqitje të dobët në C1 (të tretat në grup me një fitore dhe dy humbje), Barcelona nga ana tjetër po e nis shumë mirë sezonin në kampionat, në të cilin aktualisht zënë vendin e parë. Ata do të presin Celta Vigo në La Liga, të dielën, në mbrëmje (21:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll