Sport

Kupa e Botës do të transmetohet nga 42 kanale afrikane frankofone, pa pagesë…

New World TV, transmetues i të gjithë Kupës së Botës ‘Katar 2022’ në Afrikën frëngjisht-folëse, njoftoi të mërkurën një marrëveshje bashkëtransmetimi me 42 kanale pa pagesë.

5 Tetor 2022, 18:53 Nga DOSJA

Kupa e Botës do të transmetohet nga 42 kanale afrikane frankofone, pa

AFRIKA - New World TV, kanali togolez, mbajtësi i vetëm i të drejtave të transmetimit në frëngjisht dhe që paguan për Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor) në Afrikën nën-Sahariane, vazhdon të zhvillojë projektin e tij. 

42 stacione televizive në vendet frëngjisht-folëse të këtij kontinenti kanë nënshkruar një marrëveshje me të për bashkëtransmetimin pa pagesë të 28 ndeshjeve më të mira të kompeticionit. Kupa e Kombeve Afrikane në futboll janarin e kaluar në Kamerun u transmetua në 27 vende, Lojërat e Tokios në 26 vende dhe Europiani i Futbollit në verën e vitit 2021 në 30 vende. Ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në frëngjisht dhe në gjuhët lokale.

Menaxhimi editorial i New World TV i është besuar Christian Jeanpierre, ish-komentatorit francez në TF1. Smaïl Bouabdellah, Salim Baungally, Anthony Pla, Yoro Mangara, Séna Tchikou, Armel Ouaba do të jenë në komente, të shoqëruar veçanërisht nga konsulentë si Wilfrid Mbappé, babai i sulmuesit të PSG-së, Emmanuel Adebayor, Patrick Mboma, Basile Boli dhe Bonaventure Kalou.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll