Sport

Postimi i Bastonit në rrjetet sociale pas Inter-Barcelona, partnerja e lojtarit publikon kërcënimet e tifozëve

Fitorja ndaj Barcelonës ishte e rëndësishme për Interin, që tani është në garë për një vend në raundin e 1/16-të të Champions League.

5 Tetor 2022, 18:44 Nga DOSJA

Postimi i Bastonit në rrjetet sociale pas Inter-Barcelona, partnerja e

ITALI-Fitorja ndaj Barcelonës ishte e rëndësishme për Interin, që tani është në garë për një vend në raundin e 1/16-të të Champions League. Një lojë e ashpër, nervoze, e karakterizuar nga episode të shumta që i zemëruan jo pak katalanasit. Në veçanti, ishte dora e Dumfries që nuk u dha nga gjyqtari Vincic dhe që shkaktoi protesta të furishme nga Barça.

Por polemikat nuk mbarojnë me kaq, sepse ndeshja e San Siros pati pasoja të tjera: protagonist ishte mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, fajtor sipas spanjollëve se ka provokuar kundërshtarët me një postim të publikuar në Instagram.

Pas fitores, lojtari ka publikuar një postim në Instagram duke përdorur një foto në të cilën tërheq Gavi-n: “Fitore me zemër dhe karakter". Një postim normal feste, por jo sipas katalanasve, të cilët e perceptuan si një provokim të vërtetë, siç dëshmohet nga komentet që mbërritën brenda pak orësh, shumë prej të cilave ishin më shumë se kërcënuese.

Disa tifozë të Barcelonës e kanë marrë shumë personalisht postimin e publikuar nga mbrojtësi. Camilla Bresciani, partnerja e lojtarit, në disa storie në Instagram ka publikuar mesazhet private të marra: “Do t'i thyej këmbët burrit tuaj - jam afër shtëpisë tuaj, këtu përreth. "Unë do ta godasë, ai nuk do të luajë më futboll”. Fraza për të cilat partnerja e mbrojtësit nuk mund të mos komentonte me indinjatë: "Sa të neveritshëm që jeni".

E.Ç (Dosja.al)

barcelona bastoni inter

Sondazh

Poll