Sport

Fotoja e saj në stadium bëri bujë në rrjetet sociale, tifozja e Barit në telashe, tani rrezikon shumë!

Ajax jetoi një natë makthi të martën në Johan Cruijff Arena. Në raundin e tretë të Champions League, Napoli e poshtëroi me shifrat 1-6.

5 Tetor 2022, 13:35 Nga DOSJA

Fotoja e saj në stadium bëri bujë në rrjetet sociale,

ITALI- Vijnë problemet e para për Coyote Cutee, tifozen e Barit që u shfaq me të brendshme në stadiumin ‘San Nicola’. Foto e saj në sektorin ku qëndrojnë ultrasit janë bërë virale në rrjetet sociale por kanë përfunduar edhe në komisariatin e Barit. Tani është hapur një hetim për vajzën e cila mund të paditet për veprime të turpshme në një vend publik dhe vepron në kundërshtim me mirësjelljen publike. Nëse shkelja e saj konstatohet nga gjykata, ajo rrezikon një sanksion administrativ që mund të arrijë në disa mijëra euro.

“Si grua, ndihem e lirë të tregoj trupin tim si dhe kur dua, nuk ndihem sikur nënçmoj askënd duke e bërë këtë, është zgjedhja ime e ndërgjegjshme si grua”, shpjegoi modelja 21-vjeçare për Bari Viva. Vajza është gati të diplomohet për Komunikim Dixhital në Universitetin e Urbinos dhe është abonente në Curva Nord në stadiumin San Nicola. Përveç studimeve, ajo është shumë aktive në OnlyFans, ku fiton shifra marramendëse: rreth 4-5 mijë euro në muaj.

E.Ç (Dosja.al)

 

bari itali tifozja coyote cutee

Sondazh

Poll