Sport

Humbi 1-6, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave me Napolin, një skenë shumë e trishtë: “Askush nuk do?” (video)

Ajax jetoi një natë makthi të martën në Johan Cruijff Arena. Në raundin e tretë të Champions League, Napoli e poshtëroi me shifrat 1-6.

5 Tetor 2022, 13:35 Nga DOSJA

Humbi 1-6, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave me Napolin, një

HOLANDË- Ajax jetoi një natë makthi të martën në Johan Cruijff Arena. Në raundin e tretë të Champions League, Napoli e poshtëroi me shifrat 1-6. Një rezultat i tillë përfaqëson humbjen më të keqe në Europë dhe por për të gjetur një disfatë të tillë duhet të kthehesh gati 60 vjet pas: ishte nëntori i vitit 1964 kur Ajax humbi 9-4 në kampionat nga Feyenoord.

Tifozët e Ajax u tronditën aq shumë sa u larguan nga stadiumi pas golit të katërt të shënuar nga Raspadori, duke lënë vetëm tifozët miq, të pranishëm në Amsterdam. Me pak fjalë, të gjithë e morën keq këtë humbje, vërtet shumë keq. Në një video të publikuar nga CalcioNapoli24, një anëtar i stafit të Napolit shihet duke shkuar në dhomat e zhveshjes së klubit holandez duke  mbajtur disa fanella të lojtarëve të Napolit për t'i shkëmbyer me ato të Ajax. "Janë katër fanella më duket. Nëse bluza e Blind është aty është shumë në rregull", i thotë magazinierit të Ajax që merr bluzat dhe i fut brenda.

Pritja jashtë nuk zgjat shumë, magazinieri del me të njëjtat katër uniforma blu, për t'i kthyer në Napoli. "Ah, askush nuk dëshiron t’i shkëmbejë?" "Jo, jo", "Mirë", ishte dialogu mes tyre.

E.Ç (Dosja.al)

ajax napoli

Sondazh

Poll