Politike

Kuvendi nis me debate për energjinë elektrike, Bushati: Turp s’kërkuat falje për fashën. Balluku: Kur s’keni çfarë t’i bëni gomarit, i bini samarit (Sfida e Sulës)

Bushati foli për fashën e energjisë. Ai tha se qeveria duhet të kishte kërkuar falje që propozoi dhe hoqi fashën prej 800 kilovat që nuk u vu kurrë. Ai pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për rrugët e çmimet e karburanteve, por përgjigjen e mori nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

3 Tetor 2022, 18:16 Nga F.M
Kuvendi nis me debate për energjinë elektrike, Bushati: Turp
Dashnor Sula, Belinda Balluku dhe Helidon Bushati

TIRANË- Nis me debate seanca plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ngriti shqetësimin për problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit. Ai u ndal në Peqin, vend për të cilin tha që nuk ka përfunduar nga Rilindja urbane dhe që fëmijët kanë mbetur pa shkollë për shkak të mos shtrimit të rrugëve.

Demokrati tjetër, Helidon Bushati foli për fashën e energjisë. Ai tha se qeveria duhet të kishte kërkuar falje që propozoi dhe hoqi fashën prej 800 kilovat që nuk u vu kurrë. Ai pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për rrugët e çmimet e karburanteve, por përgjigjen e mori nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku. Balluku tha me tone ironie që i vinte keq sepse me heqjen e fashës, tashmë Opozita kishte mbetur pa temë për protestat. 

Pjesë nga replikat:

Dashnor Sula: Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfituar nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit.Është zonë me resurse të shumta, porn ë Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Sic është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën. Vini dorë mbi Peqinin.

Helidon Bushati: Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar. Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta. E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie.

Belinda Balluku: Unë e kuptoj që jeni mërzitur që nuk u aplikua fasha 800 kv/h. Ne nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni apo nuk mërziteni ju. Ju siguroj që nuk kemi pasur presion nga ju. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike. Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen për ulje të konsumit. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës dhe ulja e konsumit na bëri të rishikojmë rritjen e fashës për këtë muaj. Ne as e përdorim ERE-n, por edhe ju që i hidheni ERE-s në kurriz se nuk kemi çfarë i bëni gomarit dhe i bini samarit nuk është mirë. ERE ka burra dhe gra të nderuar, ju keni një javë që i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet. Është në dorë të ERE-s apo të qeverisë politike e mbrojtjes për ekspozimin e qytetarëve ndaj çmimit të rritur. Nëse qeveria vendos ta aplikojë mburojën sociale për të mbrojtur qytetarët do dalë ERE dhe do thotë jo mos i mbroni se mërzitet opozita se i bie kauza për protesta?! Na vjen keq që jeni mërzitur. Shpresojmë që edhe në nëntor të kemi përmirësim të situatës dhe ne do ta ofrojmë mburojën. Na vjen keq që ju prishëm planet

seance plenare 3 tetor 2022 belinda balluku helidon bushati dashnor sula

Sondazh

Poll