Politike

Ku janë marrë të dhënat? Bledi Çuçi: S'janë Memex! Se ku i kanë gjetur, këtë po hetojmë

Në një prononcim për mediat, para se të futej në Kuvend, Çuçi tha se po hetohet se ku janë marrë të dhënat.

3 Tetor 2022, 17:12 Nga k.m.
Ku janë marrë të dhënat? Bledi Çuçi:
Bledi Çuçi

TIRANË- Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka Policia, ose të paktën kështu pretendon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një prononcim për mediat, para se të futej në Kuvend, Çuçi tha se po hetohet se ku janë marrë të dhënat.

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX. Ne jemi në hetim. Ka pasur spekulime nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Ku janë marrë këto të dhëna? Atë po hetojmë,"-tha ministri.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

bledi Çuçi irani sulmon shqiperine memex

Sondazh

Poll