Politike

Berisha: Shqiptarët të regjistrohen, Vuçiç po na zvogëlon artificialisht popullatën

Ai tha ndër të tjera se qytetarët nuk regjistrohen edhe nëse rastësisht në moment që zyrtari u troket në derë, nuk gjenden aty. 

3 Tetor 2022, 17:48 Nga F.M
Berisha: Shqiptarët të regjistrohen, Vuçiç po na
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Serbisë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Në një prononcim për gazetarët para futjes në Kuvend, Berisha tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë përsipër të zvogëlojë popullsinë shqiptare në mënyrë artificiale. Ai tha ndër të tjera se qytetarët nuk regjistrohen edhe nëse rastësisht në moment që zyrtari u troket në derë, nuk gjenden aty. 

"Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarë e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës. Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të ç’regjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që portieri të trokasë në derë dhe të mos e hapë kush, ajo familje ç’regjistrohej. Edhe dhjetëra forma të tjera. Kjo idiosinkrasi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje; regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Serbi apo në Europë e SHBA, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të fshatrave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do të jenë, duke rezistuar natyrisht programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë. Edhe njëherë thirrja ime është të regjistrohet çdo shqiptar, me origjinë, ose i lindur në komunat e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll