Politike

Rama bën deklaratën e FORTË për PD: Financimi rus jo i vetmi! Ka akoma...

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të mos nxitoheshin me deklaratat, pasi fakte të tjera do të dilnin.

3 Tetor 2022, 18:17 Nga k.m.
Rama bën deklaratën e FORTË për PD: Financimi rus jo i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë nga Foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të mos nxitoheshin me deklaratat, pasi fakte të tjera do të dilnin. Megjithatë nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me çfarë dinte dhe ç'pritej nga opozita e vendit. 

"Do të thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do iu sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’ju bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Ju nuk e keni problem që nesër t'i mohoni të gjitha. Mos u ngusni se ka akoma...Ka akoma!,”- tha Rama.

Ndërkohë që as nga opozita nuk pati asnjë reagim për të lënë të kuptohet se ç'dinte numri një i qeverisë. 

edi rama seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll