Politike

Basha nisi takimet! Berisha tregon problemin që ka me të: Të zbardhë dosjen e lobingut rus, s'kemi komunikuar, por do japë llogari

Ai shtoi se çështja e lobingut rus duhet sqaruar pasi ndikon drejtpërdrejt Partinë Demokratike. 

3 Tetor 2022, 18:03 Nga F.M
Basha nisi takimet! Berisha tregon problemin që ka me të: Të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike të japë llogari dhe të sqarojë çështjen e lobingut rus. Në një prononcim për mediat, para futjes së tij në Kuvend, Berisha tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me takimet që nis Basha. Ai shtoi se çështja e lobingut rus duhet sqaruar pasi ndikon drejtpërdrejt Partinë Demokratike. 

Pjesë nga biseda: 

Keni një koment për takimet që ka nisur Basha?

Sali Berisha: I vetmi koment që kam unë për Bashën është që të bëjë transparencë për fondet ruse

Keni komunikuar me të së fundmi?

Sali Berisha: Jo, por komisioni i ngritur për këtë qëllim do t'i japë të drejtën të shpjegohet para kësaj aktakuze. Është faktuar që s'ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD. Nga arka e PD-së nuk ka hyrë e nuk ka dalë asnjë qindarkë. Ëështë e domosdoshme të sqarojë këtë akuzë të përsëritur. U bë njëherë nga Mother Jones, por tani nuk është nga Mother Jones. Janë institucionet e shërbimeve inteligjente.

Pra këto takime i shikoni të padëmshme.

Sali Berisha: Jua thashë, me Bashën kam vetëm këtë problem për sa kohë është anëtar i PD. Nuk pranohet një gjë e tillë.

 

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll