Politike

Berisha: Beteja e Opozitës me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit, sa Korabi

Ai shtoi më tej se fasha nuk ka qenë objektivi kryesor, por u shtua në momentin që u paralajmëruar vendosja e saj nga qeveria. 

3 Tetor 2022, 17:57 Nga F.M
Berisha: Beteja e Opozitës me Ramën është më e madhe se
Sali Berisha:

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se betejat e Opozitës do të vijojë me kryeministrin Edi Rama pavarësisht heqjes së fashës prej 800 kilovatësh. Në një prononcim për gazetarët, Berisha e krahasoi me malet në Shqipëri dhe tha se kjo betejë ia kalon malit të Dajtit. Ai shtoi më tej se fasha nuk ka qenë objektivi kryesor, por u shtua në momentin që u paralajmëruar vendosja e saj nga qeveria. 

Pjesë nga prononcimi:

Keni një plan B nëse gjykata vendos kundër jush?

Sali Berisha: Ne po ecim me shumë plane, njëri është me protestat e fuqishme kundër Ramës. Plani i dytë janë primaret dhe standartet e reja demokratike. Është një betejë shumë planëshe. 

A mund të jenë betejat të rëndësishme tani që u hoq fasha 900 kilovat

Sali Berisha: Vjeshta e protestave është e kahershme dhe duhet të konkretizohet sa më shpejt. Kjo ishte një palosje e tij nga ultimatumi i Opozitës. Ajo nuk ka qenë pjesë, por u shtua kur doli. Beteja me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit

Sa Korabi?

Sali Berisha: Sa Korabi, ke të drejtë 

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll